Mjeti

Tipari kryesor i mesimit ne distance eshte se studentet mund te studiojne me ritmin e tyre dhe kudo ku te duan. CoastLearn eshte per me teper nje mjet i thjeshte qe nuk kerkon kompjutera apo programe te sofistikuara per tu perdorur.

CoastLearn ka nje strukture modulare. Modulet mund te studiohen ne menyre te pavarur, jane te ilustruara me figura, ushtrime dhe shembuj praktikash te mira dhe te keqija dhe mund te mbeshtetet me sherbime tutoriale. Platforma ka tete module si me poshte, (por ne kuader te ketij projekti vetem Turizmi i Qendrueshem eshte mundesuar ne shqip):

- Parimet e Menaxhimit te Integruar te Zonave Bregdetare,
- Analize Politikash,
- GIS (Sistemi i Informacionit Gjeografik),
- Planifikim,
- Vleresim i rriskut mjedisor,
- Menaxhim i integruar i biodiversitetit
- Pjesemarrja Publike
- Turizmi i Qendrueshem
- COMPas, Loja Simuluese e Coastlearn.


Modulet jane te ndare ne kapituj, te cilet japin detaje mbi konceptet e secilit modul per cdo teme te modulit, sesi te veme ne jete konceptet (“praktike”), rezultatet e pritura nga mesimi, dhe lidhje qe kane te bejne me temat specifike.