Shembull. Strategji per Ndergjegjesimin e Publikut, Rezervati i Biosferes ne Grykederdhjen e Danubit (RBGD)
Strategji per Ndergjegjesimin e Publikut - instrumenti kryesor per te zhvilluar ndergjegjesimin e publikut, edukimin ekologjik dhe komunikimin midis grupeve te interesit ne Rezervatin e Biosferes ne Grykederdhjen e Danubit
Objektivi i Strategjise per Ndergjegjesimin e Publikut:
Objektivi i Strategjise eshte te mbeshtese mbrojtjen dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore ne Grykederdhjen e Danubit, nderkohe qe permireson perfitimet social-ekonomike per popullsine lokale dhe qendrueshmerien sociale te DDBRA, nepermjet zbatimit te nje plani te integruar dhe qartesisht i adresuar per publikun.
Nevoja per Strategjine per Ndergjegjesimine Publiku
RBGD ka pranuar nevojen kritike per nje Strategji per Ndergjegjesimin e Publikut. Kjo nevoje eshte identifikuar nga nje numer arsyesh te ndryshme, ku perfshihen:
Gjendja kritike e burimeve natyrore me rendesi globale te Grykederdhjes se Danubit, dhe nevoja per te vazhduar perdorimin e nje varieteti te gjere mekanizmash per adresimin e tyre.
Njohja e rolit qendror te komuniteteve dhe organizatave lokale ne menaxhimin e sukseshem dhe zhvillimin e RBGD
Imazhi negativ i popullsise lokale per RBGD
Nevoja per te permiresuar prioritarizimin dhe koordinimin e aktiviteteve per ndergjegjesimin e publikut ne RBGD si edhe pertej Grykederdhjes se Danubit
Mundesia per te promovuar 10 vjetorin e RBGD dhe punen e Projektit GEF
Perfitimet e metejshme qe vijne nga permiresimi i ndergjegjes publike ne lidhje me zhvillimin e qendrueshem ekonomik dhe mjedisor te zones.
Pergatitja e Strategjise
Pergatitja e Strategjise u financua nga Projekt GEF per Biodiversitetin ne Grykederdhjen e Danubit, dhe pershpejtua nga organizata per mbrojtje nderkombetare , Fauna & Flora International. Strategjia u pergatit midis Tetori 1999 dhe Majit 2000. Ka nje numer te madh aspektesh te rendesishme per menyren sesi u pergatit kjo Strategji:
Kjo eshte Strategjia e pare per Ndergjegjesimin e Publikut zhvilluar per nje zone te mbrojtur ne Rumani.
Nje numer i madh grupesh interesi u perfshin nga afer ne pergatitjen e saj.
Trajtimet pjesemarres kane rezultuar te dobishme per zhvillimin e nje Strategjie me te integruar, me efektive dhe lehtesisht me te pranueshme.
Strategjia ka pranuar rendesine qe ka konsultimi me grupet e interesit ne vendimmarrje dhe politike berje.
Trajtimet pjesemarrese kane rezultuar efektive ne reduktimin e konflikteve, ndryshimin e qendrimeve, ndertimin e partneriteteve dhe shperndarjen e informacionit
Eshte trajtuar me gjeresisht ndergjegjesimi i publikut duke njohur nevojen per shume organizata te ndryshme dhe mekanzima te cilat duhet te perdoren per rritur ndergjegjesimin jo vetem per RBGD por edhe per nje game me te gjere ceshtjesh mjedisore dhe sociale.
Ky eshte vetem hapi i pare in Strategjine e RBGD per rritjen e perfshirjes se grupeve te interesit, ndarjen e informacionit dhe dialogun, ka ende shume gjera dhe permiresime per tu bere.
Ceshtjet Kyce
Nje numer ceshtjesh kyce jane identifikuar te cilat do te adresohen nga Strategjia per Ndergjegjesimin e Publikut. Keto u konsideruan te ishin ceshtjet prioritare nga organzitat pjesemarrese ne pergatitjen e Strategjise dhe nga stafi i ARBGD, dhe keto jane identifikuar nepermjet pervojave te mepareshme te punes ne Grykederdhjen e Danubit (nga aktivitetet e Projektit GIF, DDI, BirdLife
International, etc).
12 ceshtjet kyce te indetifikuara per Strategjine e Ndergjegjesimit te Publikut ishin:
1. Ndotja
2. Te kuptuarit e arsyes perse u krijua RBGD
3. Imazhi publik i RBGD
4. Veshtiresite ekonomike dhe sociale mes popullsise lokale
5. Komunikimi i brendeshem brenda RBGD
6. Komunikimi midis RBGD dhe grupeve lokale
7. Larmia e organeve te ndryshme administrative te perfshire ne menaxhimin e RBGD
8. Edukimi Mjedisor dhe Ndergjegjesimi
9. Interpretimi i legjislacionit
10. Shfrytezimi i burimeve natyrore
11. Potencialet e pashfrytezuara te turizmit
12. Ruajtja e traditave dhe kultures lokale
Audjenca e synuar (grupet e interesit)
Nje shumellojshmeri grupesh te ndryshme njerezish kane interes ne Grykederdhjen e Danubit, ose influencojne ne nje fare menyre. Strategjia per Ndergjegjesimin e Publikut eshte projektuar per te arritur nje audjence sa me te shumte te jete e mundur, por eshte jetike qe ndergjegjesimi i publikut mund te fokusohet ne grupe te caktuara kyce. Kriteret e perdorura per te identifikuar audjencat prioritare perfshijne:
Nivelin e impaktit direkt qe ka grupi ne Grykederdhjen e Danubit
Aftesine e grupit per te influencuar Grykederdhjen e Danubit (persa i perket legjislacionit mjedisor, social, ekonomik dhe politik)
Nivelin deri ne cmase perceptimet apo sjellja e grupit ka nevoje te ndryshoje per te lejuar ruajtje efektive dhe mbrojtje te RBGD
|