Ju jeni ketu : / Konceptet / Politikat per zhvillimin e turizmit te qendrueshem

 

Qe nga mesi i viteve 90-te, zhvillimi i qendrueshem i turizmit eshte bere prioritet i institucioneve te BE. Ne komunikaten e vet ""Te punojme sebashku per te ardhmen e turizmit Europian", Komisioni Europian propozoi "promovimim e metejshem te zhvillimit te qendrueshme te aktiviteteve turistike ne Europe duke perkufizuar dhe zbatuar Axhenden 21". Kjo ceshtje u perkrahe fort nga Parliamenti Europian, Keshilli, Komiteti Social Ekonomik Europian dhe Komitetet Rajonale. Komunikata e Bashkimit Europian: "Orientimet baze per qendrueshmerine e turizmit Europian" propozon me shume masa per forcimin e kontributit te Komunitetit ne qendrushmerine e turizmit Europian. Per me teper, turizmi i qendrushem mund te perfitoj vecanerisht nga trajtimet dhe instrumentat e perkufizuara ne Komunikaten e Komisionit Europian per integrimin e ceshtjeve mjedisore ne politikat ekonomike; Strategjia e Bio-diversitetit e Komunitetit Europian e cila perfshin udhezues mbi ceshtjen e zhvillimit te turizmit te qendrueshem ne zonat e mbrojtura dhe me impakt te vogel ne 2000 sitet te Natyres Europiane. Perfundimisht, studimi per "Politkat e Transportit Europian per 2010: kohe per te vendosur" dhe politikat e BE per ujin dhe menaxhimin e mbetjeve te cilat ka nje ndikim te drejtperdrejte ne sektorin e turizmit mund te ndihmojne ne promovimin e qendrueshmerise se turizmit.

 

Politikat per turizmin e qendrueshem bregdetar

Nje sere masash jane promovuar ne nivelin e Bashkimit Europian per te inkurajuar turizmin e qendrueshem. Keto kryesisht lidhen me rregullat dhe ligjet per menaxhimin e zonave me te gjera bregdetare dhe mjedisore, instrumentat e financimit dhe udhezuesa.

 


Strategjia per Menaxhimin e Integruar te Zonave Bregdetare ne Komunitetin Europian (MIZB) dhe rekomandimet e saj, te cilat perkufizojne menyrat per promovimin e MIZB, vecanerisht jane relavante per aktivitetet dhe destinacionet turistike. Vendeve antare iu kerkua te zhvillonin, deri ne pranvere 2006, strategjite kombetare te MIZB te cilat duhet te perfshijne gjithashtu edhe aktivitetet turistike.

 

 

Fakte dhe Shifra

Shembulli 1
Turizmi i Qendrueshem: Nje objektiv per shume aktore (BE, 2002).

Zhvillimi i Qendrueshem eshte kthyer ne nje koncept te pranueshem per zhvillimin e politikave. Organizatat dhe Agjencite Nderkombetare si Keshilli Boteror per Turizmin dhe Udhetimin (WTTC) dhe Federata Nderkombetare e Operatoreve Turistike (IFTO) jane perpjekur te ve ne pah ceshtjet turistiko-mjedisore. Ne 1993, Organizata Boterore e Turizmit (WTO) botoi nje Guide per zhvillimin e qendrueshem nga planifikues lokale. UNEP, ne bashkepunim Iniciativen Nderkombetare Mjedisore te Hoteleve ka prodhuar nje udherrefyes per te permiresuar performancen mjedisore te hoteleve (Hotelieri Jeshil, Drjet Gjelberimit ka Kuptim, Menazhimi Mjedisor per Hotele). Konventa per biodiversitetin dhe Axhenda 21 mbeshtesin iniciativat drejt zhvillimit te qendrueshem te turizmit.

 

 

Komisioni Europian ka botuar Studimin Jeshil mbi Rolin e Bashkimit ne fushen e Turizmit. Gjate 1995 dhe 1996 ai themeloi ECONETT, nje rrjet per turizmin dhe mjedisin. Iniciativa signifikante per turizmin e qendrueshem u moren gjithashtu nga Keshilli i Europes. Per shkak te detyrimeve qe lindin nga marreveshja, bashkepunimi ne sektorin e turizmit ne BE midis qeverive dhe biznesit privat duhet te perfshinte edhe trajtimin e efekteve mjedisore te cdo veprimi te planifikuar. Brenda ketij konteksti, sektori private gjithashtu ndermori iniciativa per reduktimin e impaktit te turizmit ne mjedis. Hotelet, linjat ajrore dhe te tjere, vune ne jete masa te ashpra me qellim qe te promovonin konsumin e qendrueshem te burimeve natyrore dhe minimizonin prodhimin e mbetjeve.

 

 

Shembulli 2
Projekti i Demonstrimit te Menaxhimit te Integruar te Zonave Bregdetare te BE ne Cyclades


Nje nga objekivat e Projektit te Demonstrimit te Menaxhimit te Integruar te Zonave Bregdetare te BE e quajtur "Programi per menaxhimin e integruar te zonave bregdetare ne Cyclades" ishte "Zhvillimi i Turizmit te Qendrueshem". Disa nga prioritet per aksion (treguesit) qe u identifikuan jane si me poshte:

 

 

  • Permiresimi i cilesise se produkteve dhe sherbimeve turistike
  • Sigurimi i njohjes dhe perpilimi i treguesve per zhvillimin e qendrueshem te turizmit
  • Prioritarizimi dhe promovimi i praktikave me te mira deh veprimeve novatore per menaxhimin e turizmit
  • Promoovimi i zgjatjes se sezonit turistik
  • Inkurajimi i aktiviteteve tradicionale, kryesisht ne bujqesi (p.sh. produktet biologjike)
  • Promovimi dhe trajnimi ne forma te reja per menaxhimin e turizmit, etj.
  • Lidhja e produktit turistik me rrjetet


Ishulli i Serifos ne Cyclades, Greqi

Per me teper informacion: Prof. Harry Coccossis (hkok@prd.uth.gr) dhe Dr. Alexandra Mexa (amex@env.aegean.gr)

 


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher