|
Turizmi i Qendrueshem perfshin pergjegjesise sociale, nje perkushtim te forte ndaj natyres dhe integrimin e njerezve lokal ne cdo operacion apo zhvillim turistik. Turizmi i Qendrueshem perkufizohet nga Organizata Boterore e Turizmit (OBT), Keshilli i Turizmit (WTTC) dhe nga Keshilli i Tokes si:
Zhvillimi i Qendrueshem i Turizmit ploteson nevojat e turisteve aktual dhe vendeve pritese nderkohe qe mbron dhe forcon mundesite per te ardhmen. Ai nenkupton menaxhimin e te gjitha burimeve ne menyre te tille qe te plotesohen nevojat ekonomike, sociale dhe estetike nderkohe qe ruan integritetin kukturor, proceset baze ekologjike, diversitetin biologjik dhe sistemet ne mbeshtetje te jetes. Produktet te qendrueshme turistike jane ato produkte te cilat funksionojne ne harmoni me mjedisin, komunitetin dhe kulturen lokale ne menyre qe keto te jene perfituese dhe jo viktima te zhvillimit te turizmit.
Turizem i Pergjegjshem, Turizem i Bute, Turizem me impakte se me te vogla dhe Turizem alternative, qe te gjitha jane terma me nje kuptim te ngjashem me Turizmin e Qendrueshem. Ato jane, per qellime te ketij moduli, te perfshira ne termin Turizem i Qendrueshem.
Disa faktor mund te shihen si "nxitesa",
qe shtyjne industrine e turizmit drejt trajtimit te nje zhvillimi te qendrueshem.
Keto jane:
- Rritja e presionit rregullator
- Rritja e ndergjegjesimit per te kursyer kostot nepermjet konsumit te kujdesshem te burimeve
- Profesionistet dhe operatoret turistik pranojne qe cilesia mjedisore eshte thelbesore per nje produkt konkurues
- Ndergjegjesimi nga qeverite dhe operatoret per impaktet negative qe mund te sjelle rritja e turizmit ne mjedisin toane
- Rritja e ndergjegjesimit te komuniteteve per potencialet qe ata kane per te influencuar ne politikat e turizmit
|