Rrjedhjet
Te ardhurat direkte per nje zone jane shuma e shpenzimeve te turisteve e cila mbetet brenda kifijve te nje vendi. Shpesh here, kjo eshte nje shume relativisht e vogel si pasoje e "rrjedhjeve" - shuma e parave e cila kullon jashte nje zone si pasoje e pageses se taksave, perfitimet dhe pagat e paguara per personat jashte kesaj zone dhe shpenzimet per import,kur turistet kerkojne standarte per pajisjet, ushqimin dhe te tjere produkte te cilat nuk mund te sigurohen nga vendi prites. Ne shumicen e paketave turistike all-inclusive (cdo gje e perfshire) rreth 80% e shpenzimeve te udhetareve jane rrjedhje. Ato shkojne per linjat ajrore, kompanite nderkombetare (te cilat shpesh kane selite e tyre vendet ku jetojne edhe udhetaret) dhe nuk perfundojne ne duart e bizenseve apo punetoreve vendas.
Bizneset lokale e kuptojne shpesh here sesi shancet e tyre per te fituar para reduktohen nga paketat e e pushimeve "cdo gje e perfshire", kur turistet qendrojne ne te njejten anije apo shtepi pushimi per te gjithe kohen e qendrimit, ku u sigurohet cdo gje qe u nevojitet dhe ku ata bejne te gjitha shpenzimet. Kjo do te thote qe nuk ka shume mundesi te mbetura per banoret vendas per te nxjerre te ardhura nga turizmi. Paketat e kompletuara importojne me shume dhe punesojne me pak njerez per cdo dollare te ardhurash sesa hotelet e tjere (Source: Tourism Concern).
|
A eshte plani i zhvillimit te zones Bagicz i qendrueshem?
Qyteti i Bagicez ndodhet ne breg te detit 5 km nga Kolobrzeg (Poloni).
Ne Dhjetor 1992 komuniteti lokal Ustronie Morskie mori ne pronesi 200 hektare nga thesari i shtetit e cila kishte qene me pare prone e ish-aeroportit ushtarak. Keshilli Vendor vendosi qe te kete zone ta hapte per investime argetuese ne turizem.
Ai krijoi ne vitin 1995 nje korporate me aksionere Finlandeze, Gjermane dhe Polake. Ideja ishte te kombinohej potenciali i partnereve ne shume fusha te ndryshme: arkitekture, planifikim, gastronomi, konsulence, marketing, ligj, etj.
Ne fakt ideja ishte e mire dhe zhvillimi i turizmit ne parim do te ishte me perfitim per komunitetin, por nga ana tjeter vendimi per Planin e Zhvillimit Hapesinor te vitit 1997 nuk bazohej aspak parimet e shendosha te planifikimit fizik dhe mjedisor dhe as ne mundesite ekonomike.
Ai ne fakt perfshiu zhvillimin e infrastruktures se meposhteme:
- Aeroportin nderkombetar me nje hapesire prej 85,58 hektare te pershtatshem per avionet me hapje krahesh deri ne 24 metra.
- Fusha uljesh per helikopteret, vende parkimi per taksi private, magazina, stacione sherbimi, pika furnizmi me karburante, godina teknike dhe administrimi.
- Hotele dhe komplekse portesh.
- Parqe ujore (Aqua park) dhe komplekse pishinash me uje deti, pellgje terapeutik dhe hotele per 300 pushues.
Ne 2002, keshilli i Ustronie Morskie nenshkroi nje marreveshje me nje kompani Daneze "Baltic
Centre Poland". Brenda 6 viteve plani duhet te ekzekutohej, me nje kosto prej 350 milion EURO.
Pyetje dhe Pergjigje:
1. Cilat jane rreziqet e ketij projekti?
Ne 2004 puna ende nuk kish filluar dhe eksperienca tregon se shume nga keto projekte zhvillimi ne permasa te medha asnjehere nuk behen realitet. Me nje investim me te vogel, turizmi ne shkalle me te vogel mund te ishte permiresuar tashme duke sjelle perfitime per komunitetin lokal. Promovimi i formave te qendrueshme te turizmit eshte me shume efektive persa i perket kostos dhe perfitimet direkte ekonomike per banoret vendas jane me te larta.
2. Ne rast se Qendra ndertohet, do te gjeneroje punesim (pozitive) por te ardhurat direkte per kete zone (shpenzimet e turisteve) do te jene ne minimum sepse perfitimet do te mbeten brenda korporates se zhvillimit dhe jo brenda popullsise se zones.
3. Impakti qe keto infrastruktura do te kene ne mjedisin bregdetar ka te ngjare te jene shume te medha dhe te rezultojne ne shkaterrim te habitatit dhe degradim te tokes. Ne kete menyre, shkaterrohet jo vetem natyra por edhe vlerat qe do te terhiqnin vizitoret duke sjelle zvogelim e numrit te tyre.
Perfundimi: Menaxhimi, Planifikimi dhe Vleresimi i shendoshe mjedisor i fizibiliteti financkiar te investimit dhe te impaktit te tij ne natyre (duke e konsideruar natyren si nje nga produktet e turizmit) do te rezultoje ne forma te turizmit qe jane ne dobi te natyres dhe te popullsise lokale.
Shembuj te praktikave te mira:
Linku per Rastin Studimor te KAMPIT ne Slloveni dhe Rasti Studimor ne Estoni.
|
Karakteri sezonal i puneve
Karakteri sezonal e industrise turistike krijon probleme ekonomike per destinacionet qe varen shume prejh turizmit. Problemet me te cilet ndeshen punetoret sezonal perfshijne pasigurine e vendit te punes (si rrjedhoje edhe e te ardhurave), zakonisht mungon cdo lloj garancie per punesim nga nje stine/sezon ne tjetren, veshtiresi ne marrjen e trajnimit, perfitimet mjeksore qe vijne nga punesimi, njohje te eksperiences se tyre, strehim dhe kushte pune te pakenaqshme.
|